Ish-ministri i Financave Arbën Ahmetaj është plagosur në një aksident automobilistik në Maqedoni. Lajmi është bërë publik nga mediat shqiptare në Maqedoni, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc Kumanovë.


Sipas TetovaSot në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy automjete, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të shqiptare të cilën  e drejtonte  ish-ministri Financave të Shqipërisë. Në këtë aksident janë lënduar  14 persona, mes tyre edhe ish-ministri Ahmetaj.


Ky aksident u konfirmua edhe nga zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ka vizituar në ambientet e spitalit ish-ministrin Ahmetaj.


Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!  Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit, shkruan Nuhiu në FB.



17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)