Pas mbylljes se qendrave te votimit ne Mal te Zi, rezultatet e para jo zyrtare pervijojne nje fitore te koalicionit te kryeministrit Milo Gjukanovic.

Televizioni publik malazez njofton se me rreth 17% te votave te numruara, koalicioni i Gjukanovicit “Mali i Zi europian” ka marre 54% te tyre.

Rezultatet e cituara nga qendra per tranzicion demokratik tregojne se Partia Popullore Socialiste ka 18.9% te votave te numeruara deri tani, “Demokracia e re serbe” 8.2% dhe “Levizja per ndryshim” 4.3%.

Lideri i Partise Socialdemokrate, Millo Gjukanovic tha se koalicioni qe drejtohet prej tij ka rezultatin me te mire deri me tani ne krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Per 81 deputetet e rinj u thirren te votonin 500 mije zgjedhes. Ne garen e parakohshme per shkak te krizes ekonomike, garuan edhe 5 subjekte politike shqiptare.

Pavaresisht skandaleve korruptive, Gjukanovic do te vazhdoje te mbaje frenat e pushtetit ne Mal te Zi, ashtu sic ka bere pa nderprerje qe prej kohes se shperberjes se ish-Jugosllavise.

1200 vezgues nderkombetare ndoqen procesin, nga ku u raportuan parregullsi te vogla. Kritiket e qeverise thone se zgjedhjet u zhvilluan enkas para kohe, ne menyre qe Gjukanovic t’i shpetonte ndeshkimit qe do te pasonte thellimin e krizes ne nje kohe te mevonshme.

Qe tani analistet po parashikojne nje sezon te veshtire turizmi kete vere, per vendin qe burim kryesor te ardhurash ka kete lloj industrie.