Në Maqedoni u ndërpre dje procesi i regjistrimit të popullsisë, pasi anëtarët e komisionit shtetëror për regjistrim kanë dhënë dorëheqje kolektive, dhe të gjithë regjistruesit janë tërhequr nga terreni. Dorëheqja erdhi pas informacionit të anëtarëve shqiptarë të komisionit regjistrues, se në 8 ditët e para të realizimit të regjistrimit ishte arritur të regjistrohej vetëm një e katërta e popullsisë. Nënkryetari i komisionit shtetëror për regjistrim, Bujar Osmani, tha se më parë duhet rënë dakord për tri dispozita: regjistrimi i qytetarëve jashtë Maqedonisë, personat që kanë të drejtë të japin të dhënat për ata qytetarë që gjenden jashtë vendit, dhe dispozita që ka të bëjë me dokumentet e vlefshme për regjistrim.