Diego Armando Maradona vazhdon të surprizojë. El Pibe de Oro ka arritur të kalojë në gjysmëfinalet e play off-t të kategorisë së dytë meksikane, me skuadrën e tij Dorados de Sinaloa.


Maradona nuk gjendej në stol për të drejtuar ekipin, për shkak të kritikave të fundit ndaj gjyqtarëve dhe për këtë arsye e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, duke komunikuar me anë të radios. Pas fitores, El Pibe de Oro ka festuar siç di vetëm ai me lojtarët në dhomat e zhveshjes.


Para dy muajsh, kur erdhi në Meksikë për të drejtuar Dorados, edhe tifozi më optimist i skuadrës nuk mund ta imagjinonte se skuadra do të luftonte për tu ngjitur një kategori më lart.


Kjo edhe prej faktit se ekipi gjendej në vendet e fundit të renditjes. Por Maradona arriti të çonte të tijtë në vendin e shtatë të renditjes dhe në çerekfinale mundën Mineros, të cilët sezonin e mbyllën në vendin e dytë. Tashmë ëndrra për tu ngjitur në kategorinë më të lartë në Meksikë vijon ende dhe meritën kryesore e ka pikërisht Don Diego.



18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)