Mbërrin Diego dhe Kalkuta çmendet. Mijëra tifozë në delir në qy

tetin e Indisë e kanë pritur vizitën e trajnerit të kombëtares së

Argjentinës, siguria e të cilit garantohej nga 5 mijë persona. "Pibe de

Oro", i cili e vizitonte për herë të parë Indinë, është përshëndetur që

në aeroportin nga një turmë e jashtëzakonshme. Më pas, Maradona

është transferuar në qytetin ku ka përuruar një shkollë dhe ka vizituar

fondacionin "Nënë Tereza" të Kalkutës. Edhe në këtë fondacion, ishnumri

10 i Argjentinës është pritur nga 50 mijë vetë në delir. Diego do

të pritet edhe nga Presidenti i shtetit indian në një darkë bamirësie,

ku do të marrin pjesë edhe personalitete të larta.