Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:34

Diego Armando Maradona është pranë San Lorenzos. Këtë e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij, Alejandro Mancuso, i cili theksoi se legjenda e futbollit argjentinas është afër që ta zëvendësojë trajnerin Ramon Diaz në krye të klubit argjentinas.



“Jemi duke e studiuar projektin. Sa i përket aspektit sportiv, Maradona është i interesuar”, tha Mancuso.



Edhe presidenti i San Lorenzos, Carlos Abdo është i interesuar për Maradonën. “Maradona është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Diazin. Kemi pasur tashmë kontakte me menaxherët e tij dhe këto ditë do të dihet më shumë rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Abdo. Në garë për trajner të San Lorenzos janë edhe Marcelo Bielsa, Alejandro Sabella, Nestor Gorosito, Alfio Basile, Leonardo Madelon, Americo Gallego e Paulo Silas.