Buenos Aires - Diego Armando Maradona publikon listën e përfaqësueses argjentinase për ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Më datë 28 mars Argjentina do të presë Venezuelën. Ky do të jetë edhe debutimi i Maradonës në një ndeshje zyrtare pas dy miqësoreve të zhvilluara deri tani në krye të përfaqësueses. Nërsa, më datë 30 mars Argjentina do të jetë përballë Kolumbisë, përsëri për eliminatoret e kampionatit botëror.



Më poshtë do të paraqesim listën e plotë me emrat e futbollistëve të thirrur nga Maradona për dy ndeshjet e radhës.



Portierë: Juan Pablo Carrizo (Lazio), Mariano Andujar (Estudiantes), Federico Vilar (Atlante)



Mbrojtës: Martín Demichelis (Bayern Munich), Gabrel Heinze (Real Madrid), Javier Zanetti, Walter Samuel (Inter), Daniel Diaz (Getafe), Juan Forlin (Boca Juniors), Emiliano Papa (Velez Sarsfield), Marcos Angeleri (Estudiantes)



Mesfushorë: Fernando Gago (Real Madrid), Javier Mascherano (Liverpool), Maxi Rodriguez (Atletico Madrid), Luis Gonzalez (Porto), Jonas Gutierrez (Newcastle United), Angel Di María (Benfica), Sebastian Battaglia (Boca Juniors), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Daniel Montenegro (Independiente)



Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Atletico Madrid), Carlos Tevez (Manchester United), Ezequiel Lavezzi (Napoli), Lisandro Lopez (Porto), Diego Milito (Genoa).