Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, ka zgjedhur lojtarët që do t'i ketë në dispozicion në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010, kundër Perusë dhe Uruguait.

Maradona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të Interit, Diego Milito, i cili është i lënduar, por do t'i ketë në dispozicion sulmuesin e Boca Juniors, Martin Palermo. Veç tjerëve, nga lojtarët evropianë bie në sy sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuan, të cilin pritet që trajneri ta inkuadrojë në ndeshjen kundër Uruguait.

Skuadra e plotë e Argjentinës:



Portierë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Mariano Andujar (Catania), Diego Pozo (Colon)



Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Manchester City), Emiliano Insua (Liverpool), Martin Demichelis (Bayern Munich), Gabriel Heinze (Olympique Marseille), Nicolas Pareja (Espanyol), Fabian Monzon (Boca), Rolando Schiavi (Newell's),Nicolas Otamendi (Velez)



Mesfushorë: Javier Mascherano (Liverpool), Luis Gonzalez (Olympique Marseille), Jonas Gutierrez (Newcastle), Angel Di Maria (Benfica), Pablo Aimar (Benfica), Federico Insua (Boca), Enzo Perez (Estudiantes), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Mario Bolatti (Huracan)



Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Carlos Tevez (Manchester City), Ezequiel Lavezzi (Napoli), Sergio Aguero (Atletico Madrid), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Martin Palermo (Boca)