Diego Armando Maredones i eshte ofruar te drejtoje kombetaren e Argjentines. Ne nje takim me kreun e Federates Argjentinase te Futbollit, ish-yllit te futbollit boteror i eshte propozuar te drejtoje perfaqesuesen, por Maradona nuk ka konfirmuar ende pranimin e detyres.

“Duhet ende te bisedojme. Ka disa gjera per te zgjidhur. Ky eshte vetem fillimi (i bisedimeve)”, eshte shprehur Maradona pas daljes nga takimi me Julio Grondonan, kreun e federates.

Megjithate ne nje interviste te meparshme ne nje radio lokale, ylli argjentinas ishte shprehur se “vetem marrja ne konsiderate per kete post, ishte nje nder”.

Maradona i cili do te zevendesoje Alfio Basile qe dha doreheqjen pas humbjes me Kilin, nese pranon do te asistohet nga Carlos Bilardo drejt sfides se kupes boterore “Afrike e Jugut 2010”.

Aktualisht Argjentina eshte ne vendin e trete pas dhjete ndeshjesh, 7 pike me pak se kreu i grupi Paraguai.