Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka thënë në një intervistë në emisionin Fakt, në UTV, se aleanca e re që do të zgjedhë presidentin e ri, duhet të jetë aleanca që do të qeverisë pas korrikut. Duke debatuar për rolin e LSI në këtë fushatë presidenciale, Marku ka theksuar se nëse PD arrin të zgjedhë presidentin pa LSI, atëherë ajo duhet të respektojë shumicën e re presidenciale, pra aleatët e saj fluidë.


Deklarata e Markut është hapi i parë që një deputet i PD bën si paralajmërim për ndryshime në qeveri, ose rrëzimin e mundshëm të qeverisë, nëse nuk ia del të zgjidhet presidenti.


Ditët e fundit po përflitet se kryetari i LSI, Ilir Meta, po kërkon votat e së majtës për kandidat për president dhe deklarata e Markut shihet si një paralajmërim për fundin e kësaj aleance nëse LSI dështon.