Takimet me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë kanë qenë të shpeshta javën që lamë pas për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.


Shefja e organit të akuzës e ka nisur edhe këtë të hënë me një takim të rëndësishëm, me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.


Të dy bashkëbiseduesit kanë rikonfirmuar edhe njëherë vendosmërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe paligjshmërinë në vend.


Norman është shprehur se Britania është e gatshme për të mbështetur Shqipërinë në betejën që ka nisur për të forcuar rendin dhe shtetin e së drejtës.


Bashkëpunim mes agjencive ligjzbatuese për reformën në drejtësi dhe vettingun, është shprehur Norman.


Ndërkohë Kryeprokuroja Marku ka theksuar se lufta kundër paligjshmërisë dhe krimit qëndron në krye të axhendës së saj.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)