Tashmë nuk ekziston më asnjë dyshim. Giuseppe Marotta do të jetë drejtuesi më i ri i Interit. Nuk dihet vetëm koha e saktë se kur ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit do të fillojë detyrën e tij të re te klubi, por sipas atyre që raportojnë mediat italiane, Marotta mund të jetë zyrtarisht i Interit brenda 3 javëve, kjo edhe për faktin se tashmë ka ardhur Ok nga pronari i klubit milanez Zhang Jindong.


Mbetet për tu përcaktuar tashmë se cili do të jetë roli i ri i Marottës te Interi duke marrë parasysh faktin që administratori i deleguar Antonello do të qëndrojë në klub.


Gjasat janë që Marotta të jetë administrator i deleguar për anën sportive dhe të bashkëpunojë me drejtorin sportiv Piero Ausilio ndërsa Antonello të merret vetëm me pjesën financiare.


Pas 3 javësh Marotta mund të ketë edhe ndeshjen e parë si drejtues i Interit dhe mund të jetë pikërisht superdueli ndaj Juves me Marottën që mund të sfidojë menjëherë ish skuadrën e tij si për ironi të fatit.


14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)