TIRANE- Ministri i Jashtëm, njëkohësisht zv kryeministri shqiptar Ilir Meta sulmon ashpër “Gazeta Shqiptare” për investigimin prej disa muajsh që kjo e përditshme ka bërë për marrëveshjen e kufijve detarë mes Greqisë e Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me zv ministrin e Jashtëm grek Dimitris Droutsas, të organizuar sot paradite në Tiranë, Meta akuoi Gazeta Shqiptare për "shpifje” ndaj marrëveshjes për kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

“Më vjen shumë keq kur shikoj që ju spekuloni me këtë raport transparent dhe bëni sikur keni zbuluar dokumente që qeveria nuk ka dashur tua japë juve. E them për të informuar të gjithë ata që kanë qenë sensitive për shkak të frymës jo transparente që ju persolanisht dhe GSH ka bërë këto muaj.”

Sipas Metës marrëveshja nuk është bllokuar në Parlament por është shtyrë për ti dhënë më shumë kohë opinionit publik për të kuptuar se kjo marrëveshje është në interes të dy palëve.

“Parlamenti nuk ka stokuar marrëveshjen, por parlamenti,- për arsye dhe të atyre ndjeshmërive që mund të keni krijuar ju dhe për fat të keq dhe asaj fushatës dizinofurmuese që bëjnë dhe drejtuesit e opozitës, - është treguar i hapur për t’i dhënë më shumë kohë opinionit publik për të kuptuar se kjo është një marrëveshje në interes të dy vendeve”

Madje Meta shkoi më tej duke e cilësuar këtë marrëveshje më shumë si në interes të Shqipërisë sesa Greqisë dhe përsëriti apelin ndaj opozitës të kthehet në parlament.

“Mund tju them se është më shumë në interes tonë sesa të Greqisë, sepse ne duam te bëhemi anëtër të BE-së, ndërsa Greqia ka qenë me dekada. Do ishte mirë që opozita të ishte në Parlament, sepse nuk kemi asnjë arsye që këtë marrërveshje ta bëjmë pa transparencë dhe pa opozitën në Kunved ; Por qeveria është e vendosur të ecë përpara, sepse kjo marrëveshje e marrëveshje të tjera janë në interes të dy palëve.”

Nga ana e tij zv ministrin e Jashtëm grek Dimitris Droutsas u tregua më i rezervuar duke u shprehur se marrëveshja është në interes reciprok por që Greqia respekton të gjitha procedurat e ratifikimit të marëveshjes nga pala shqiptare.

“E konsiderojmë që kjo marrëveshje është në interes reciprok të dy vendeve, ka të bëjë me kuadrin e marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe përbën dhe një hap të mirë në përpjekjet që po bën Shqipëria drejt perspektivës BE ku dhe dëshirojmë të fokusohemi. Sa i përket procedurës së ratifikimit cdo vend ka procedurat e veta të cilat janë të respektueshme”- deklaroi Dimitris Droutsas
(s.g/BalkanWeb)