Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se marrëveshja për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


Në një intervistë për Redaksinë serbe të Radio Kosovës, Zhbogar ka përsëritur se marrëveshja është në të mirë të serbëve që jetojnë në veri.


Duke mos dhënë ndonjë përgjigje nëse pritet që tani pas marrëveshjes Kosovë – Serbisë, pesëshja evropiane që nuk e ka njohur Kosovën do të ndërroj qëndrim, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samule Zhbogar, beson se marrëveshja ndihmon në këtë drejtim.


“Nuk e di. Kjo është një çështje për të cilën vendet brenda Bashkimit Evropian vendosin individualisht. Ato kanë arsyet e veta pse kanë vendosur ashtu dhe vetë do të vendosin se kur do ta njohin Kosovën. Mendoj që kjo marrëveshje do të ndihmojë edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në”, tha Zhbogar.


Më tutje, në intervistën për Redaksinë serbe të Radio Kosovës, përfaqësuesi i BE-së në Kosovës, Zhbogar, ka përsëritur bindjen e tij se marrëveshja është në të mirë të serbëve të veriut si dhe fuqizon praninë e tyre në Kosovë.


Ai ka thënë se tani po punohet në përcaktimin e agjendës për implementim, ndërsa ka shtuar se Zyra e tij, do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të saj./rtk/Indeksonline/