Mazhoranca dhe opozita bën bashkë votat për të miratuar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për Ekstradimin.


Marrëveshja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të shtetit anglez për ekstradimin e shtetasve shqiptarë që kanë kryer vepra penale në Britani. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se marrëveshja i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve


Gjonaj: Kjo marrëveshje ka si qëllim që ti hapë rrugë ekstradimit të shtetasve shqiptarë të cilët kryejnë një vepër penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe njëkohësisht anasjelltas.


Edhe pse dhanë votën e tyre pro, deputetë të Partisë Demokratike nuk kursyen akuzat ndaj qeverisë.


Enkelejd Alibeaj: Grupet krimit të organizuar shqiptarë janë përfshirë në trafikun e drogës kryesisht kokainës brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar. Mjafton kjo për të kuptuar se kush ia nxin imazhin Shqipërisë. se përse gjenerohet një elementë i tillë kriminal.


Eduart Halimi: Është fuqizuar krimi në Britani, sepse Shqipëria është bërë Kolumbi. Krimi fuqizohet nga rrënjët. Shqipëria u mboll me kanabis.


Marrëveshja e miratuar në Kuvend do t`i kaloj për miratim Parlamentit shqiptar në seancën plenare të radhës.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter