BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot një marrëveshje me vendin tonë për pjesëmarrje të Shqipërisë në operacionet evropiane ushtarake dhe civile.


Kjo marrëveshje përbën një hap tjetër përpara në marrëdhëniet midis BE-së dhe Shqipërisë,” tha Pierre Vimont, Sekretari i Përgjithshëm Ekzekutiv i shërbimit diplomatik të BE-së, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes sot në Bruksel.


Me këtë marrëveshje të re, shtoi ai, ne kemi një kornizë në të cilën Shqipëria, në çdo rast, mund të marrë pjesë në operacionet për menaxhimin e krizave, duke vendosur kështu bazat për një bashkëpunim në operacionet në fushën e sigurisë.


Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e cilësoi këtë marrëveshje si mjaft të rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me BE-në.


Shqipëria merr pjesë në disa misione paqeruajtëse. Ministri i Jashtëm, Edmond haxhinasto mbyll sot një vizitë dyditore në Bruksel.