Dy partitë kryesore politike në Irlandën e Veriut arrijnë marrëveshje rreth çështjes së ndjeshme të decentralizimi të policisë dhe të gjyqësorit në provincën problematike.

Kryeministri britanik, Gordon Brown, dhe homologu i tij i Republikës së Irlandës kanë arritur në Belfast, ku pritet të shpallet përmbyllja e një marrëveshjeje të rëndësishme, e cila mund t'ia zgjasë jetën bashkëqeverisjes në Irlandën e Veriut.

Dy partitë kryesore politike në Irlandën e Veriut janë pajtuar për decentralizimin e pushtetit policor dhe atij juridik në provincë e Irlandës së Veriut.

Shin Fein, partia që synon një Irlandë të bashkuar, dhe Partia Demokratike Unioniste, e cila dëshiron që provinca problematike të mbetet nën Mbretërinë e Bashkuar, kanë rënë dakord për këtë marrëveshje pas më shumë dhjetë ditësh negociata.

Partia Demokratike Unioniste më herët kishte bllokuar decentralizimin e këtyre dy pushteteve për shkak të shqetësimeve se ish-komandantë të IRA-s dhe të ish-krahut politik të saj, Shin Fein, do të mund të arrinin në vendet udhëheqëse të këtyre dy autoriteteve ligjore.

Çështja kërcënonte edhe vazhdimin e bashkëqeverisjes në Asamblenë e Stormontit, pas disa dekadash paqëndrueshmërie politike në Irlandën e Veriut.
Kryeministri britanik, Gordon Brown, theksoi se marrëveshja në fjalë do të sigurojë një paqe afatgjatë në Irlandën e Veriut, ngase pushteti do të jetë në duart e popullit të Irlandës se Veriut. (BBC)