Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 25-vjeçar për rreth tre orë është marrë peng nga një person. Mësohet se shtetasi me inicialet A.B., bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me inicialet D.Gj..


U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë, njofton policia.


Blutë e Lushnjës sqarojnë se po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)