Çifti ish-Vetëvendosës janë quajtur nga mediat në Kosovë, Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj, të cilat kurorëzuan vetëm pak ditë më prë me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.


Pas largimit nga gjiri i partisë së Albin Kurtit, Shahini është promovuar si ministre e Arsimit në Shqipëri ndërsa Molliqaj është deputeti i PSD-së së Shpend Ahmetit në Kuvendin e Kosovës, dhe kjo ndarje i ka bërë të kenë shumë miq në Shqipëri e Kosovë.



Kjo është vërtetuar edhe në ceremoninë e thjeshtë që çifti ka përzgjedhur ta zhvillojë në një lokal në Tiranë. Aty kanë qenë prezentë miq nga të dy anët e kufirit dhe nuk ka munguar as ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.


Të qeshur çifti bashkë me Cakajn dhe me kryetarin e Kamenicës që vjen nga PSD, Qëndron Kastrati kanë postuar edhe foto në rrjetet sociale.


Bashke me ministrat tanë në Shqipërinë tonë. Bravo Besa dhe Genti për punën që po bëni. Jemi krenar me ju. Urime Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj për martesën dhe ju dëshiroj gjitha tmirat në jetërat tuaja!, ka shkruar Kastrati.