UKRAINE- Fundjavë dashurie në qytetin e luftës. Kështu mund të cilësohet martesa e parë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Dhëndri është një prijës kryengritës i veshur me uniformë kamuflazhi dhe me krahun e djathë të thyer. Ceremonia e martesës është bërë përpara zyrave të komunës.

Me qindra persona kanë uruar që çifti "i kohës së luftës" të jetë i lumtur. 

(ed.me/express/BalkanWeb)