Biznesmeni kontrovers shqiptaro-amerikan, Martin Shkreli është shpallur fajtor për tri nga tetë akuzat federale të ngritura ndaj tij.
I konsideruar si njeriu më i urryer në Amerikë pasi shumëfishoi çmimin e barnave kundër HIV AIDS, u akuzua për mashtrim ndaj investitorëve.
Ai do të përballet me dënim deri në 20 vjet burg, ndonëse ekspertët ligjorë thonë se ai ka gjasa të marrë shumë më pak.
Ai u kishte deklaruar investitorëve se kishte 40 milionë dollarë fonde, kur në fakt kishte vetëm 300 dollarë në bankë.
I njohur gjithashtu me nofkën Pharma Bro për sjelljen e tij, 34 vjeçari u bë i famshëm në vitin 2015, për rritjen me 5 mijë për qind të ilaçit Daraprim, pasi kompania e tij bleu të drejtën e tregtimit.
Shkreli u arrestua në dhjetor të vitit 2015. Ai është akuzuar për drejtimin e bizneseve në stilin e skemave piramidale ose Ponzi, duke mashtruar investitorët pasi ka përdorur kapitalin e tyre për të paguar të tjerët dhe për të zgjidhur borxhet personale. Atëherë ai nuk u deklarua fajtor.
Ndihmësi i avokatit amerikan Jacquelyn Kasulis u dha jurisë në gjyqin njëmujor, një portret përrallor të Shkrelit, si një sipërmarrës i kujdesit shëndetësor hiper-inteligjent, i cili kurrë nuk i mashtroi investitorët me vetëdije.
Shkreli nuk zgjodhi të dëshmojë në mbrojtjen e tij. Avokati i tij, Benjamin Brafman, tha se të gjithë investitorët e klientit të tij kishin bërë para.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter