Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, beson se ekipi i tij po rikthehet në formën më të mirë pas fitores prej 4-0 ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve. Ai ka folur mbi takimet e fudnit të blaugranëve duke I cilësuar si pozitive.


“Barcelona së fundmi ka arritur të luajë futboll të shkëlqyer dhe për këtë arsye tifozët janë më shumë kërkues. Ne jemi duke u kthyer aty ku ka qenë gjithmonë Barcelona. Ne po bëjmë gabime, por po përmirësohemi. Në përgjithësi mendoj se ekipi luajti mirë. Ne kemi pasur nevojë që të mbajmë nivelin e lartë për 90 minuta”.


Me pas ai foli edhe për stilin e lojës së Barcës duke nënvizuar se ajo nuk ka ndryshuar dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë.


“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, pasi luajtëm me topa të gjatë. Në pjesën e dytë ne kemi qenë më të mirë me pasime. Njerëzit po thonë se po ndryshojmë stilin, por kjo nuk është e vërtetë. Ne po kërkojmë alternativa. Nuk do të thotë se po ndryshojmë stil nëse po i shtojmë alternativa lojës tonë”.


Tata Martino mbërriti te Barcelona në fillim të sezonit, ndërsa deri tani ka bërë shumë pak ndryshime ose aspak në vendosjen teknike dhe taktike të skuadrës duke mos bërë ndryshime nga paraardhësit, Tito Vilanoiva dhe Pep Guardiola me të cilat katalanasit u cilësua edhe si skaudra më e mirë e të gjitha kohërave.