Trajneri


Argjentinasi nuk ka folur rreth qëndrimit apo jo në stolin e katalanasve, edhe nëse fiton titullin


martinoGerardo Martino i ka cilësuar normale bisedimet e filluara mes drejtuesve të Barcelonës dhe Luis Enrikes, që mendohet se do ta zëvendësojë pas fundit të këtij sezoni. Ndonëse argjentinasi ka një kontratë me katalanasit, ai mendon se klubi nuk ka pse ti kërkojë falje që gjatë kësaj periudhe ka kontaktuar me një trajner tjetër. Nuk ekziston asnjë veprim i vetëm i bërë nga ky klub që më rezulton i parregullt. Ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar. As tani dhe asnjë herë më parë gjatë 10 muajve që kam qenë këtu. Askush nuk ka pse të më kërkojë falje, tha tekniku argjentinas, i cili më pas thumboi edhe ata që e kishin cilësuar një dështim të plotë sezonin e Barcelonës. Nëse do të fitojmë titullin, nuk do të dalim e të themi se nuk e meritonim. Do të festojmë. Mes ekipit më të mirë të Europës dhe një tjetri që zhvilloi një sezon katastrofik, nuk do të ketë edhe aq shumë diferencë, deklaroi ai, duke iu referuar faktit se nëse fiton dy ndeshjet e fundit, Barcelona fiton titullin, duke mposhtur në një garë të ethshme si Atletiko Madridin ashtu edhe Real Madridin, dy finalistët e Ligës së Kampioneve.


Ky shkrim Martino: Barcelona nuk ka pse të më kërkojë llogari u publikua me pare te Gazeta SHQIP.