Guardiola e Simeone shijojnë fitoret dhe presin shortin. Mojes: Junajtid është përmirësuar


martinoEliminimi në çerekfinalet e Champions League pas 7 vitesh që ekipi kualifikohej të paktën deri në gjysmëfinalet e kompeticionit rëndon shumë në shtëpinë e Barcelonës. Trajneri Tata Martino e cilësoi një dështim të vërtetë largimin e skuadrës së tij nga Atletiko e Madridit në këtë fazë të turneut më prestigjioz për klube. 4 ndeshjet e mëparshme midis këtyre dy skuadrave këtë sezon kishin përfunduar në barazim dhe trajneri argjentinas për tu ulur disi dozën e dështimit të ekipit të tij theksoi se edhe sfida e fituar 1-0 nga Los Kolkoneros ishte e ngjashme me 4 të parat.


Të pesta takimet rrodhën pothuajse në të njëjtën mënyrë. Edhe pse këtë herë kishte një fitues, diferencat mes dy skuadrave ishin të vogla për të mos thënë se nuk ekzistonin aspak. Ndryshimi i vetëm në këtë sfidë ishte se ata luajtën me më shumë intensitet në minutat e para dhe shënuan.


I pyetur për stilin e lojës dhe për mundësitë që Barcelona të kopjojë disa aspekte pozitive të Atletikos, Martino u përgjigj kështu.


Nuk ka asnjë mundësi që Barcelona të mësojë gjëra pozitive nga Atletiko, pasi janë dy skuadra diametralisht të ndryshme. Mënyra sesi ne i përgatisim ndeshjet është e ndryshme nga ata. Ne nuk mund të luajmë kurrë në të njëjtën mënyrë me ta, pasi nëse duam të kemi sukses, duhet të bëjmë atë që ka bërë kjo skuadër në 15-vitet e fundit.


Lionel Mesi në Vinsente Kalderon zhvilloi në nga paraqitjet e tij më të dobëta, por Tata nuk deshi të përqendrohej tek individët e veçantë, por te loja që e zhvilloi e gjithë skuadra.


Mesi? Unë analizoj lojën e ekipit dhe jo të individit. Nëse çdo futbollist funksionon më mirë në nivel kolektiv aq më shumë e ndihmon skuadrën.


Eliminimi nuk la një shije të mirë as te mesfushori i blaugranave Andres Iniesta, i cili debatoi me trajnerin e tij teksa theksoi se u surprizua jashtë mase kur pa tabelën elektronike që shfaqte numrin e tij për të lënë tapetin e gjelbër të Vinsente Kalderon. Megjithatë, mesfushori spanjoll shtoi se kjo ishte zgjedhja e teknikut dhe nuk duhet polemizuar me të. Iniesta nuk ngurroi të uronte edhe Atletikon për kualifikimin dhe ndryshe nga Martino deklaroi se Los Kolkoneros ishin më të mirët dhe e merituan plotësisht kalimin në fazën gjysmëfinale të Champions League.


 


Ndërkohë, fituesi i mbrëmjes Simeone ka deklaruar:


Jam i lumtur, sepse u kualifikuam përballë një rivali shumë të fortë. Barcelona ka bërë historinë në këto vitet e fundit në Champions League. Megjithatë, mendoj se duhet të jemi të qetë dhe mos të tregojmë shenja euforizmi, pasi kompeticioni vazhdon. Duhet të rikuperojmë forcat për në fundjavë, pasi kemi një tjetër takim të vështirë.


Nga radhët e bavarezëve, trajneri spanjoll Guardiola mendon se ishte gjysmëfinalja e merituar për djemtë e tij:


Nuk pata kohë tu thosha futbollistëve të mi se çfarë duhet të bënit pas golit fantastik që shënoi Evra, pasi ata reaguan menjëherë. Kështu është Champions League. Të martën në mbrëmje pamë sesi Çelsi u kualifikua në minutat e fundit, ndërsa Dortmundi për pak sa nuk i ktheu rezultatin Realit. Kur shorti na vendosi përballë Mançester Junajtid e dija që nuk do të ishte lehtë. Prandaj mendoj se bëmë një paraqitje të mirë.


Në kampin britanik, David Moyes është i trishtuar për eliminimin e Mançester Junajtid, por mendon se skuadra e tij është përmirësuar ndjeshëm. Sipas teknikut skocez Djajtë e Kuq zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Mënshen Arena dhe i vetmi peng për të nga sfida me Bajernin është goli i pësuar brenda 60 sekondave pasi kishin kaluar në avantazh.


Ky shkrim Martino: Eliminimi nga Champions, një dështim u publikua me pare te Gazeta SHQIP.