Trajneri i Barcelonës, Tata Martino nuk dëshiron asnjë surprizë të pakëndshme në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Gedafes. Rezultati 4-0 është bindës, por argjentinasi nuk kërkon asnjë shpërqëndrim.


“Nuk duhet të lejmë hapësira për asnjë surprizë, duhet të mbyllim gjithçka, pasi fitorja e parë nuk do të thotë se është një garanci . Skuadra do të luajë sikur ndeshja e parë të kishte përfunduar 0-0″


Pas vlerësimeve për Bartra, Martino konfirmoi se Messi do të luajë e po ashtu edhe Neymar, edhe pse nuk dha indikacione për secilin prej tyre, nëse do të jetë titullar apo do ta nisë takimin nga stoli. Sipas argjentinasit, ndaj Getafes Messi mund të shtojë minutat në fushë, ndërsa Neymar po stërvitet normalisht.  Martino vlerësoi mënyrën se si Barcelona luajti ndaj Atletikos së Madridit e mbi të gjitha shpirtin luftarak të Barçës pavarësisht se sfida përfundoi me rrjeta të paprekura duke mos kursyer dhe një urim për skuadrën e tij.


“Në fund të sezonit Barcelona duhet të fitojë të paktën një kompeticion, është pikërisht kjo ajo që ka bërë vit pas viti”.


Sa i përket merkatos, ai u shpreh se të gjithë lojtarët ashtu si e kanë nisur këtë sezon do ta mbyllin me të njëjtën fanellë.


Në fund edhe një opinion mbi dorëzimin e Topit të Artë.


“Urimet e mia por Ronaldon, por lojtari më i mirë në botë është ai që kemi ne. Diçka tjetër është të fitosh trofeun dhe diçka tjetër të jesh më i miri”.


ri”.