Paraguaji ka bërë historinë pasi ka kaluar për herë të parë në çerekfinale të një Botërori ndërsa tani detyra e djemve te trajnerit Martino bëhet me e vështirë pasi në "Elis Park" përballë do të kene Spanjën, kampione të Europës. Trajneri Martino ka deklaruar se skuadra e tij do të impenjohet që të bllokojë lojën e iberikëve që në mesin e fushës dhe do të kërkojnë të kontrollojnë lojën e Xavi dhe Iniesta . Martino kërkon nga lojtarët e tij që sapo të rekuperojnë topin të nisen në kundërsulme ."Spanja ka një zotërim të topit të mrekullueshëm. Iberikët në çdo ndeshje kanë një zotërim të topit nga 65 deri në 70 përqind dhe të imponon që të bësh lojën e sa", ka thënë Martino. Amerikano Jugorët do të kenë përballë David Villan, autorin e katër golave në këtë Botëror që së bashku me Torres do të jenë një rrezik konstant i skuadrës së Martinos. "është shumë e vështirë të ndalosh një lojtar në një formë të tillë ,Villa ka cilësi të jashtëzakonshme dhe shumë pak sulmues janë të aftë sa spanjolli .Lojtarët e mi do të bëjnë të pamundurën që ta ndalojnë dhe të bëjnë që Villa të mos përsërisë ndeshjet e kaluara", është shprehur ai.



Në lidhje me debatin për gjyqtarin e takimit Karlos Batres nga Guatemala Martino është limituar duke thënë vetëm se nuk e njeh dhe se është i përqendruar te ndeshja. Paraguajanët janë me skuadrën e plotë kundër Iberikëve .