Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka mbrojtur Lionel Messin pas kritikave të ashpra ndaj katër herë futbollistit më të mirë në botë. E gjitha kjo ka ardhur nga loja e tij e dobët në humbjen ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Messi, i cili ka shkëlqyer në shumë ndeshje për disa sezone, në ndeshjet e fundit nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë.


“Është shumë e vështirë të jesh Lionel Messi në këtë jetë, dhe të luash futboll”, deklaroi Martino .


“Kjo është e padrejtë. Kur ai nuk luan mirë, ashtu siç presin të tjerët, atëherë ai përfundon me kritika të ashpra. Mendoj se është shumë e vështirë të jesh Messi”, shtoi Martino gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Granadan të shtunën.


Më tej tekniku argjentinas foli edhe për Iniestën në lidhje me zëvendësimin e tij në ndeshjen e mesjavës ndaj Atletikos.


” Nuk kam folur me Iniestën dhe nuk besoj se duhet ta bëjë dicka e tillë. Ne në ato momente të takimit duke parë edhe rezultatin kishim nevojë për një sulmues më tepër në fushë dhe kjo ishte arsyeja e zëvendësimit”- përfundoi intervistën e tij Martino.