Gerardo Martino do të mbetet në postin e trajnerit të Barcelonës së paku deri në verën e vitit 2016. Presidenti i gjigandëve katalanas, Josep Maria Bartomeu i ka ofruar kontratë të re strategut argjentinas.


Përveç Lionel Messit, i cili do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, presidenti i ri i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe trajnerit argjentinas. Martino i cili mori drejtimin e katalanasve në fillim të këtij sezoni, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2015. Spekulime që janë mbështetur në arsye si vështirësitë e ambientimit të Martinos dhe dëshirën e tij për t’u rikthyer në Argjentinë, pista që bien e përgënjeshtrohen nga propozimi i presidentit Bartomeu, i cili dëshiron t’i besojë Tatës skuadrën edhe për dy vitet e ardhshëm. Por, e përditshmja sportive katalanse “El Mundo Deportivo” ka njoftuar se Bartomeu dhe drejtorët e Barcelonës janë duke bërë gati një marrëveshje të re për Martinon, për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri në verën e vitit 2016.


Martino erdhi në klub si pasardhës i Tito Vilanovës dhe me punën e deritanishme duket se ka bindur drejtuesit e Barcelonës që t’ia besojnë postin në periudhë afatgjate. Strategu argjentinas tashmë e ndien besimin e drejtuesve të klubit ndaj dhe nuk do të jetë e vështirë për të arritur një akord.