Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë për 7 punonjësit e Bankës së Shqipërisë të arrestuar të premten, të akuzuar për shpërdorim detyre.



Masa e sigurisë “arrest shtëpie” u dha për Mehdi Markun, Mehdi Molla, Ilir Dedjan dhe Fatbardha Gurthi, ndërsa “arrest me burg” për Bahri Allushi dhe Gentian Jahja. Vetëm “detyrim paraqitje” për Emiljano Lamçe.  

Prokuroria kërkoi gjatë shpjegimeve të saj në seancat për vlerësimin e masës së sigurisë për 7 punonjësit e sektorit të inventarizimit në bankë. Sipas prokurorëve ata shpërdoruan detyrën duke mos kryer një inventar të plotë. Prokuroria tha se edhe pse vjedhja ka disa Vjedhja e BankësBraçe akuzon sërish Fullanin
Arrestohen edhe 7 punonjës të BSH
Basha flet për vjedhjen në BSH
vite që ka ndodhur inventari nuk u krye, duke i dhënë mundësi të akuzuarve të tjerë të vazhdojnë vjedhjen e tyre.

Ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar që klientët e tyre të lihen të lirë, pasi janë të pafajshëm. Ata i mëshojnë fakti se kutitë e përzgjedhura për inventar ishin të rregullta. / Top ChannelVjedhja e Bankës
Braçe akuzon sërish Fullanin

Arrestohen edhe 7 punonjës të BSH

Basha flet për vjedhjen në BSH