Një zënkë familjare ka përfunduar në masakër në Ohajo. Tetë persona mes të cilëve dhe një vajzë vetëm 11 vjec kanë humbur jëtën në afërsi të Akronit.
Mediat lokale bëjnë të ditur se një person i armatosur ka qëlluar për vdekje shtatë veta para se të vritej nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Copley Township, një qytet i vogël në verilindje të Ohajos.
Shefi i policisë, Michael Meir, tha se pesë persona janë gjetur të vrarë në oborrin e një shtëpie, ndërsa dy të tjerët në ambjentet e brendshme të banesës.
Ndërsa kanë hyrë për kontroll në ambjentet e shtëpisë policia është ndeshur me rezistencën e vrasësit, i cili mbeti i vrarë gjatë incidentit.
Vetëm një person ka arritur tu mbijetojë të shtënave e është çuar me ugjencë në spital.
Meir tha se motivi i të shtënave nuk është i njohur ende, ndërsa mediat raportojnë se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje banale familjare.
Delina Bitraku