Një masakër e vërtetë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Resulaj të Vlorës. Policia bën me dije se një 24-vjeçar, i identifikuar si Ridvan Zykaj ka ekzekutuar me armë 8 pjesëtarë nga dy familje të fisit të tij.


Gjithashtu dyshohet se në vendngjarje janë plagosur 6 persona, ndërsa autori i ngjarjes vuan nga probleme mendore. Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë janë të paqarta.


Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa FNSH dhe RENEA janë vënë në ndjekje të autorit duke rrethuar fshatin.


Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton policia.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)