Kjo e sotmja nisi si një ditë e zakonshme në kampusin e kolegjit të Politecit në qytetin Kerç të Krimes, por shumë shpejt u shndërrua në një histori horrori me gjakderdhje masive.


Para se të mbaronte dita, 19 prej studentëve do të gjenin vdekjen dhe 40 të tjerë do të merrnin plagë të rënda, nga duart e një bashkëmoshatari me armë në dorë.


Fillimisht u raportua ndodhi një shpërthim gazi brenda kolegjit, por ngjarja u qartësua dhe mori përmasa më të tmerrshme më vonë. Policia e trajtoi fillimisht incidentin si një sulm të mundshëm terrorist, por ata e ndryshuan versionin zyrtar duke e klasifikuar një vrasje të shumëfishtë.


Brenda ndërtesës, nxënës dhe mësues ishin terrorizuar nga breshëri plumbash prej një arme.







“Ndodhi një shpërthim dhe pastaj të shtënat. Nisëm të hidheshim nga dritaret. Trupat e studentëve ishin shtrirë në të gjithë godinën, thotë një prej dëshmitarëve.


Ajo që ndodhi në të vërtetë është një masakër me protagonistin kryesor, Vladislav Roslyakov, 18 vjeçarin i cili studionte në kolegjin e Krimesë ku edhe vrau 19 persona, mes tyre studentë e mësues.


Mediat ruse raportojnë se ai përdorte pseudonimin “Reich” në internet dhe ishte i fiksuar pas vrasësve serialë. Me masakrën që kreu sot duke se ai ka kopjuar vrasësin e masakrës në Kolumbia në 1999, Eric Harris, i cili njëjtë si Vladislavi mbante veshur një T-shirt të bardhë dhe armë automatike.



Mediat ruse kanë postuar fotografi që tregojnë ambulanca dhe njerëz të plagosur që shtrihen jashtë kolegjit, ndërsa nga kamerat ÇTV dalin foto të vrasësit që me armën hedhur pas krahëve i ngjan personazhit të filmit “Rambo”.


Vladislav Roslyakov sipas policisë ka qëlluar veten në katin e dytë të ndërtesës, pasi kreu masakrën.


Ndërkohë rezulton se pak më shumë se një muaj më parë, më 8 shtator, Roslyakov kishte marrë një leje për një pushkë të kalibrit 12. Ai bleu 150 armë dhe municione vetëm pak ditë para se të shkonte në kampusin e tij të kolegjit dhe të vriste 19 njerëz.


 




Djali është përshkuar shokët e klasës si i qetë, i mbyllur, jo i komunikueshëm dhe i interesuar për seknat e maniakëve. Prindërit e tij, shpjeguan se janë divorcuar shumë kohë më parë. Ai dhe e ëma e kishin lënë babanë e tj dhe jetonin së bashku në një apartament me qira.


Në një kthesë mizore të fatit, disa media ruse raportuan se Galina Roslyakova, nëna e vrasësit, një infermiere që punon në Qendrën Onkologjike Kerch, ishte atje për të pritur të plagosurit nga djali i saj.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)