$(function() {

// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();




// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);




});




.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
































Të tjera rreth shkrimit FOTO Berat, 200 mije pelegrinë në malin e Tomorrit VIDEO/  FOTO/Pelegrinazhi në Tomorr REPORTAZH/ “Baba Tomorri” 700 milionë lekë kurbane
BERAT - A kanë lidhje këto foto me ritualin e shenjtë të Kurbanit? Ndoshta Baba Aliu (Abaz Aliu), i shenjti për të cilin çdo vit mijëra pelegrinë ngjiten në majën e Malit të Tomorrit, nuk do të ishte dakort. Kjo që duket në këto foto është në fakt një masakër. Duket sikur fiset e hershme amerikanojugore janë ringjallur dhe po kryejnë sakrificat e tyre të shumëfishta, me trupat që hidhen njëri mbi tjetrin e me gjakun që vërshon poshtë piramidave. Shyqyr Zotit që nuk janë koka njerëzish, por koka bagëtish.

Dhjetë mijë, qengja, dele e desh, të therrur, të rrjepur e të pjekur në sy të mijëra njerëzve, fëmijëve, grave, e burrave. Ky është një kurban në masë, pa u përpjekur të fshihen, të jenë diku larg syve, të jenë të fshehtë. Jo. Gjaku, të përbrendshmet, lëkura, mishi, zorrët, plënci, janë aty, në sytë e të gjithëve, në rrugë, në pluhur, mbi çengel, teksa presin rradhën të futen në hell dhe të piqen. Pelegrinazhi i përvitshëm në Malin e Tomorrit është një festë. Një gëzim për shumë besimtarë, apo thjesht qeflinj.

Por nuk ka sesi këto skena të ngjallin shpresën e besimit, dashurinë e Zotit. Çfarë dashurie tregohet në fakt me këtë orgji gjaku ndaj të shenjtit Abaz Ali? Çfarë i përçon syri që sheh këto pamje, shpirtit që vjen për paqe e shpresë. A ka paqe e shpresë teksa sheh gjak e zorrë sheshit? Kurbani është një ritual, ndoshta i mirë, nuk po e gjykojmë. Bëhet edhe për Bajram, bëhet edhe për Pashkë. Tek ne bëhet me një ndjenjë gëzimi, në Europë Brenda standarteve të tyre.

Kjo që ndodh në Tomorr nuk duket se ka të bëjë me një ritual, me mbushjen e shpirtit. Ndoshta më shumë ka të bëjë me mbushjen e xhepave nga tregtarë që për􀂿 tojnë. Por edhe ligjërisht të flasim kjo lloj therjeje, pa asnjë masë mbrojtjeje nuk lejohet. Ata njerëz që kanë konsumuar këtë mish kurbani mund edhe të jenë sëmurë. Ndoshta ka ardhur koha të largohemi nga rituale të tilla, nga skena të tilla që nuk të sjellin aspak paqen, por vetëm tallaze gjaku.
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)