Përballë asaj që po ndodh në Gaza, Kombet e Bashkuara nuk ekzistojnë më, janë shembur. Në këto momente, nuk arrij as të flas me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, edhe pse kemi një miaqësi të mirë. Nëse do të vazhdojë të heshtë mbi bulizmin e Izraelit, bota do të përfundojë në kaos.


Kështu është shprehur president turk Recep Tayyip Erdogan, duke folur nga Ankaraja me tone të ashpa.


Nuk do të lejojmë që Jeruzalemi të pushtohet nga Izraeli. Do të mbështesim luftën e vëllezërve tanë deri në ditën ku toka palestineze, të cilat janë pushtuar prej kohësh, do të kenë paqe e siguri brenda kufijve të një shteti të lirë palestinez, – shtoi Erdogan, i cili si president ka thirrur në Stamboll një takim të jashtëzakonshëm të 57 vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, të shoqërua nga një manifestim i madh në shesh.


17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)