Ishte 2 tetori i vitit të shkuar kur Stephen Padock, nga kati i 32 i një hoteli në Las Vegas qëlloi me mijëra plumba mbi timën e cila po merrte pjesë në një koncert muzikor dhe u vra para ardhjes së policisë. Bilanci i asaj mbrëmjeje fliste për 59 persona të vdekur dhe rreth 500 të plagosur. Policia gjeti të paktën 42 armë zjarri, mes pistoletave e pushkëve, mes dhomave të hotelit ku qëndronte vrasësi. Të premten, departamenti i policisë së Las Vegasit, ka publikuar disa foto të asaj mbrëmjeje të dhomës së Paddock-ut.







Hipoteza Masakra më e përgjakshme e historisë amerikane nuk ka akoma një shkak të qartë. Janë të shumta hipotezat e 64-vjeçarit të pasur, të cilat shkojnë nga çmenduria, te urrejtja kundër kazinove. ISIS mori përsipër sulmin me një njoftim në ueb, por burime zyrtare kanë përjashtuar menjëherë nnjë lidhje me organizatën terroriste ndërkombëtare.


Pabesueshmëria e të vëllait Nuk kishte asnjë lidhje politike apo fetare dhe nuk kishte asnjë të dhënë që mund ta kryente një gjë të tillë. Ishte një njeri normal. Diçka duhet të ketë ndodhur, pasi arriti deri aty, jemi të tronditur. Këto janë fjalët e Eric Paddock, vëllai i autorit të masakrës në Las Vegas, kur u pyet nga shtypi dhe që i kërkonin informacione mbi Stephen-in.


Fjalët e presidentit Të dashur amerikanë, sot është një ditë e trishtuar dhe e dhimbshme për vendin tonë, – pati thënë presidenti Donald Trump një ditë pas masakrës. Një akt i ligë dhe i qëllimshëm. Trump më pas lavdëroi punën e policisë dhe lëshoi një apel për bashkim dhe paqe në vend.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)