Masakra në Teksas shënon rastin e 22-të të vrasjeve me armë në mjedise shkollore në Shtetet e Bashkuara vetëm në këto katër muaj e gjysmë të vitit 2018. Organizata March for Our Lives Marshojmë për Jetët tona që u themelua pas masakrës në Parkland të Floridës ku humbën jetën 17 vetë, shumica adoleshentë, po u bën thirrje pasuesve të saj të mos e trajtojnë këtë ngjarje si një tjetër tragjedi, por të punojnë për një zgjidhje.


Reagime të forta kanë ardhur edhe nga zyrtarë amerikanë, ndër ta sekretarja e arsimit Betsy DeVos e cila shprehu tronditjen e thellë, duke shtuar se këto incidente nuk mund të lejohen të vazhdojnë.


Në median sociale janë përcjellë postimet me fjalët në lutje e në mendje për viktimat e tragjedisë në Teksas. Por guvernatori i Teksasit, Greg Abott tha dje në një konferencë për shtyp se lutjet nuk mjaftojnë, duke lënë të kuptohet se do të mbledhë përfaqësues të këtij shteti për të diskutuar një përgjigje ndaj problemit. Aktivistët kundër dhunës me armë po përpiqen që ta bëjnë kontrollin e armëve një ndër temat qendrore të fushatave elektorale për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)