Detajet e reja janë zbuluar për masakrën me 49 viktima në dy xhami të Zelandës së Re. Autori i masakrës, 28-vjeçari Brenton Tarrant kishte shkruar në arsenalin e armëve të tij, emrat e dhjetëra princërve serbë dhe shkaktarëve të disa gjenocideve në botë.


Në armën e tij kishte shkrime cirilike ku gjenden shumë emra në gjuhën serbe.







Terroristi australian që transmetoi masakrën live në Facebook kishte shkruar këto emra:


Marko Milajnov Popovic Emri i Dukës së Malit të Zi


Marko Miljanov Popoviq (1833 1901) – shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.


Stefan Lazar Princi serb Lazar Hrebeljanoviç (1329 1389), i njohur si Car Lazari. Vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë.


Sherban Kantakuzin – Ai është një princ vlleh (1640 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç