Media prestigjioze amerikane, Washington Post në një artikull të botuar së fundmi ka zbuluar detaje të reja vërtetë tronditëse rreth masakrës së kryer nga Branton Tarrant në xhamitë e Zelandës së Re.


Kjo media është ndalur tek viktima më e pafajshme e këtij sulmi terrorist nga ekstremisti i djathtë, pikërisht 3-vjeçari Mucad Ibrahim. Mucad ishte më i vogli prej 50 viktimave nga sulmi në dy xhami që tronditi qytetin Christchurch.


Sipas Washington Post, babai i Mucadit e kishte marrë vogëlushin me vete për të qenë i pranishëm në lutjet e ditës së premte, si zakonisht.


Pas lutjeve ai vazhdonte të luante futboll me vëllain e tij të madh në një park të afërm.


Por kur vrasësi kishte hyrë në xhami dhe kishte filluar të gjuante me armë mbi të gjithë turmën, Mucadi i vogël kishte menduar se kjo ishte një skenë videolojërash, të ngjashme me ato që  ai luante së bashku me vëllain e tij.


Në artikull sqarohet se 3-vjeçari vrapoi drejt agresorit, ndërsa në atë kaos, babai dhe vëllai  i tij nxituan të dilnin në drejtim të kundërt.


Mucad Ibrahim kishte veshur çorape të vogla, një lloj mbajtësi që iu vishet fëmijëve për të mos rrëshqitur, kur trupi i tij i pajetë u bartë prej xhamisë Al Noor në Christchurch. Këpucët e tij ishin ende në hyrje, ku i kishte lënë në kohën kur po hynte në xhami në ditën e premte me babanë dhe vëllain e tij të madh. Sytë e mëdhenj të ngjyrë kafe i kishte të mbyllur, teksa ai po bartej me shpejtësi në ambulancë. Kjo ishte hera e fundit që familja e pa atë. Ata shpresojnë që më në fund të lajnë dhe mbështjellin trupin e tij të vogël dhe ta varrosin të hënën, shumë më vonë se sa e do tradita islame, që kërkon që trupi të varroset sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në artikull.


Ndërkohë, vëllai i tij thotë: Mucad ishte energjik, i gjallë dhe buzëqeshte shumë. Do më mungojë shumë.


Përballë xhamisë Al-Noor, ku 41 prej viktimave u vranë, turma të mëdha njerëzish vazhdojnë të të vendosin lule dhe lënë shënime duke shprehur ngushëllime ose duke u drejtuar viktimave me fjalët kia kaha të qëndroni të fortë në Maori, gjuha e indigjenëve të Zelandës së Re.


Anëtarët e Fuqisë së Zezë, një bandë motoçikletash, kryen një haka, ose valle Maori, në rrugën përballë xhamisë. Haka shpesh kryhet për të treguar forcën dhe unitetin.


Dhe pjesëtarët e komunitetit mysliman vazhduan të lëviznin mes një qendre familjare të ngritur në një kolegj komuniteti dhe në spital, si në të gjithë parkun nga xhamia.