Një 54-vjeçar nga Mirdita ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u sulmua me sende të forta nga tre përsona të maskuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së mërkures në qytetin e Rrëshenit, ndrësa i plagosur ka mbetur shtetasi Pal Beci. Ky i fundit po dilte nga hyrja e pallatit ku jetonte kur është sulmuar nga tre përsona. Ata e kanë goditur 54-vjeçarin me leva hekuri në koke dhe disa pjese të trupit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.


Kanë qenë kalimtar të rastesishem të cilët e kanë dërguar 54-vjeçarin me urgjence ne Spitalin e Rrëshenit. Nga goditjet  ai ka marrë fraktura në kokë dhe disa pjesë të trupit, ndërsa pasi mori ndihmen e parë bëhet e ditur se ndodhet jashte rrezikut për jeten.


Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre agresoreve. Automjeti i autoreve mendohet të jetë filmuar nga kamerat e një biznesi të cilat pritet të sekuestrohen nga policia.


Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë përqëndruat tek e shkuara e 54-vjeçarit. Deri pak vite më parë ai është marrë me biznes lëndësh drusore dhe dyshimet janë se ai mund të ketë patur ndonje konflikt gjatë kësaj periudhe. Megjitatë do të jetë dëshmia që do të jape para oficereve të policisë vetë i plagosuri çka do të hedhe dritë rreth ngjarjes.


Pal Beci është babai i 4 fëmijeve, ndërsa prej 7 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Që prej divorcit ai jetonte vetëm më nënen në një apartament në qytetin e Rrëshenit.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter