Një 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë në bark dhe gjoks mbrëmjen e kaluar në Sampierdarena në Xhenova të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur në një klub nate ku shqiptari ishte i shoqëruar bashkë me disa miq. Pas darkës ai u largua vetëm pasi kishte lënë një takim, raporton ANSA.
Pak metra larg klubit të natës, ai u godit të paktën katër herë me thikë. Shqiptari i paidentifikuar u dërgua në spital nga pronari i klubit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.