Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.


Prokurorët thanë se Madsen e ka planifikuar vrasjen e 30-vjeçares të cilën më pas e kishte masakruar duke i prerë kokën.


Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.


Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.


Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.


Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)