Vitet e fundit të jetës së tij, 74 vjeçari Veli Dervishi do ti kalojë në qelitë e burgut.


Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli atë fajtor edhe e dënoi me 35 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij, Zhazivare Dervishi, 68 vjeçe, kur u vra me sëpatë nga burri i saj.


Dervishi i shpëtoi burgimit të përjetshëm për shkak të moshës së thyer të tij, duke u dënuar përfundimisht me 35 vite.


Përpara dënimit që e lë në qeli deri në moshën 109-vjeçare, burri nuk shfaqi pendesë për vrasjen e nënës së tre fëmijëve. Avokati mbrojtës ka deklaruar se e kishte kryer krimin në tronditje psikike.


Por, vetë burri tha se e kishte krimin pasi gruaja e kishte ofenduar, ndërsa u justifikua se kishte qëlluar për vetëmbrojtje.


I moshuari u braktis në gjykatës nga të afërmit dhe fëmijët. Krimi i rëndë ndodhi më 28 gusht të vitit të shkuar në Golem.


Golem, i moshuari godet gruan me sëpatë. E lë të vdekur



/Ora News,tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter