Vorë, (Tiranë), 20 gusht, NOA Një 30 vjeçar është
arrestuar sot nga Policia e Tiranës për ushtrim dhune. Alfons Ramazan Gjoka,
banues në Tiranë ka sulmuar dje dhe ka goditur me grushte dhe me shkelma dy
persona, babain dhe vajzën e tij.



Ngjarja ka ndodhur më datën 10 gusht në në
Vorë, në afërsi të Postës së kësaj zone. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për
motive të dobëta, ndërkohë që 30 vjeçari njihet për precedentë penalë.





Peronat që janë goditur nga Gjoka janë Bashkim
Ramazan Bejte, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Arjola Bashkim Bejte, 20 vjeçe.



Gjoka është dënuar më parë për plagosje dhe për
thyeje të masave të vendosura nga policia për dhunën në familje.



a.k/NOA