Keshilli i Fakultetit vendos noten 7,5 si kufi per pranimin e aplikanteve te regjistruar
Te gjithe diplomantet e Fakultetit te Infermierise qe duan te perfeksionojne studimet, duke marre Diplomen e Nivelit te Dyte, duhet te kene parasysh nje sere kriteresh para se te aplikojne. Kriteri kryesor, ka te beje pikerisht me mesataren e atyre studenteve qe kane arritur te pajisen me Diplome te Nivelit te Pare. Sipas burimeve nga Fakulteti i Infermierise, nota kufi per aplikimin per keto studime, eshte 7,5.
DND
Kete vit studentet mund te zgjedhin midis dy programeve MNP (Master i Nivelit te Pare) dhe DND (Diplome e Nivelit te Dyte). Sipas burimeve nga fakulteti, te gjithe studentet qe kane perfunduar programin trevjecar Diplome e Nivelit te Pare do te mund te zgjedhin te ndjekin programin Master i Nivelit te Pare, qe zgjat vetem nje vit akademik. Ne perfundim te tij, studenti duhet te kete realizuar 60 kredite per t'u specializuar ne nje nga profilet, radiologji, laborant, menaxhim infermieri, pediatri, kirurgji dhe fizioterapi. Pas perfundimit te ketij programi, i cili ndryshe cilesohet si master specialistik, studenti mund te punesohet ne cdo strukture mjekesore. Mundesia tjeter eshte programi DND, i cili zgjat dy vite, gjate te cilave studenti duhet te plotesoje 120 kredite per te siguruar nje diplome te nivelit te dyte. Per vitin aktual akademik qeveria miratoi ne total 200 kuota per programin DND dhe 260 per MNP.
MND
Pak dite me pare, Keshilli i Ministrave vendosi hapjen e programit te studimit te ciklit te trete, Master i Nivelit te Dyte ne Fakultetin e Infermierise. Sipas vendimit, ky master do te zhvillohet ne "Infermieri dhe subspecialitete" dhe ne fund te studimeve leshohet diplome "Master i nivelit te dyte (MND), ne Infermieri dhe subspecialitete". Vendimi percakton se ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohezgjatja normale e tij eshte nje vit. Ndersa veprimtaria mesimore e programit ne fjale, nis ne vitin e ardhshem akademik, 2010-2011. sipas vendimit te djeshem te keshillit te Ministrave, kuota e pranimit ne kete program studimi Master i Nivelit te Dyte, per vitin akademik 2010 - 2011, eshte 30. ndersa nga ana tjeter, tarifa e shkollimit, per studentet e regjistruar ne kete program studimi MND, ne vitin akademik 2010-2011, eshte 100 mije) leke. Vendimi percakton se studenti i nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi dhe likuidohet ne keste, te caktuara nga fakulteti perkates. Ndersa studentet e Republikes se Shqiperise, qe kane kryer me rezultate te shkelqyera ciklin paraardhes te studimeve, nuk e paguajne tarifen e shkollimit. Sipas vendimit, efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i miratuar per Universitetin e Tiranes, pa efekte buxhetore shtese.

30
Kuota
Jane vendosur per vitin e ardhshem akademik per te gjithe studentet e Fakultetit te Infermierise qe duan te perfeksionojne studimet e tyre, duke kryer programin e studimeve "Master i Nivelit te dyte" ne "Infermieri dhe subspecialitete", me nje tarife 10 mije leke.

Punesimi
Ne perfundim te programit Master i Nivelit te Pare, qe zgjat vetem nje vit akademik, studenti mund te punesohet ne cdo strukture mjekesore. Mundesia tjeter eshte programi DND, i cili zgjat dy vite, gjate te cilave studenti duhet te plotesoje 120 kredite.

Risia
Ne mbledhjen e tij te fundit para disa ditesh, Keshilli i Ministrave vendosi hapjen e programit te studimit te ciklit te trete, Master i Nivelit te Dyte ne Fakultetin e Infermierise. Sipas vendimit, ky master do te zhvillohet ne "Infermieri dhe subspecialitete".

Perjashtimi ne raste te veccanta
Nese nuk plotesohen kuotat, bie kriteri i mesatares
Sipas burimeve nga Fakulteti i Infermierise, edhe kete vit, per perzgjedhjen e fituesve do te jete kriter nota mesatare e kandidateve qe kane aplikuar ne fakultetin e Infermierise, per te ndjekur programet e studimit MNP dhe DND. Keshtu, duke gjykuar nga vitet e meparshme, kufiri i minimal per noten mesatare nuk pritet te jete me i ulet se 7.5. Megjithate, kjo nuk do te thote, se te gjithe ata studente, te cilet deshirojne te ndjekin nje program studimi MNP ose DND, te cilet nuk kane nje note mesatare me te larte se 7.5, nuk mund te ndjekin studimet. Sipas burimeve nga dekanati, pas perfundimit te procesit te perzgjedhjes, mund te ngelen kuota te paplotesuara, dhe kjo, tregon se do te kete nje etape te dyte regjistrimesh per keto programe studimi. Por, ne fazen e dyte, kriteret e pranimit do te jene te ndryshme. "Nese nuk plotesohen kuotat, atehere do te ulim kufirin e mesatares. Por, njekohesisht, ne kete faze te dyte do te kene mundesi te aplikojne edhe studente, te cilet kane perfunduar studimet ne universitetet private ne vend", vijojne burimet.

Privatet
Nese ne fazen e pare te regjistrimeve nuk plotesohen kuotat e parashikuara ne vendimin e posacem te Keshillit te Ministrave, atehere Keshilli i Fakultetit pritet qe te vendose edhe pranimin e aplikanteve qe kane mbaruar universitetet private.

Programet
Do te hartohen nga stafi pedagogjik i fakultetit mbi bazen e programeve te universiteteve te Italise, Zvicres dhe te SHBA-se. Ndersa programet per MNP dhe DND per Fizioterapi jane hartuar ne bashkepunim me disa pedagoge belge.