Ish tenisti numer 1 ne bote dhe njekohesisht kampion i ketij turneu ne fuqi, eshte mundur ne tre sete nga francezi Gilles Simon ne takimin e pare.

Humbje surprize e zvicerianit Roger Federer ne turneun Master te Shangait. Ish tenisti numer 1 ne bote dhe njekohesisht kampion i ketij turneu ne fuqi, eshte mundur ne tre sete nga francezi Gilles Simon ne takimin e pare.

Rezultati perfundimtar i eshte 4/6 6/4 6/3. Perballja u mbyll pas rreth dy oreve ku Federer ka treguar nje forme shume te dobet dhe larg asaj te shfaqur ne sezonin e shkuar. Ne grupin e kuq ku ben pjese edhe Federer do zhvillohet takimi tjeter Andy Roddick-Andy Murray.

Masteri i Shangait eshte turneu i fundit i sezonit, ku numri 1 i botes, Rafael Nadal nuk merr pjese per shkak te nje demtimi. Nderkohe, ne Master-in e femrave ka fituar amerikania Venus Williams. Ajo ka mundur ne finale rusen Vera Zvonareva. Tenistja amerikane ka triumfuar pas 3 seteve ndaj asaj ruse e cila eshte e 9-ta ne renditjen boterore.