Ai quhej Rudolf Makleon dhe ishte i pari që ra në dashuri me gruan që do të kthehej në simbol të bukurisë së inteligjencës botërore. Atëherë ajo ishte e ndrojtur dhe Makleon nuk mund ta mendonte se gruaja që shërbente darkën në tryezën e shtëpisë së tij, do të mund të fuste në kurth burrat më të fuqishëm të botës.


Ai ra menjëherë në dashuri me bukurinë e saj dhe u martua pa u menduar gjatë. Vajza e rritur jetime e pa këtë martesë si një mënyrë për të ndërtuar familjen e ardhshme. Një herë duke lexuar gazetën, ajo hasi një njoftim për martesë nga një kapiten i ushtrive koloniale. Makleon e kishte parë gazetën si një mënyrë për të gjetur një grua të denjë. Kur u takuan ai e pëlqeu menjëherë. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr.


Pas martese ai filloi të sillej gjithnjë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që ti helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spiunazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë, thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh.


Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje. Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë.


Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj. Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë syri i mëngjesit, pasi askush nuk e di me saktësi. Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëherë pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me germën H shënoheshin agjentët e vjetër.


Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Margaret Gertruda Cele e njohur më vonë si Mata Hari lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe sdihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Historia e jetës së saj vijon të jetë frymëzuese për biografët apo ata që eksplorojnë botën e spiunazhit.



























24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)