Çfarë duhet të mësojnë maturantët për të dyja lëndët me zgjedhje. Zbardhen programet e reja zyrtare të publikuara nga Ministria e Arsimit


Jonida Tashi



Ministria e Arsimit publikon programet e reja orientuese për dy lëndët më të reja me zgjedhje të Maturës, gjuha spanjolle dhe ajo gjermane. Në këto programe pasqyrohen pikat kryesore ku duhet të përqendrohen për të mësuar maturantët, që duan t’i japin si provime me zgjedhje këto dy gjuhë. Programet orientuese synojnë të ndihmojnë maturantët për përgatitjen për provimin e gjuhës spanjolle dhe asaj gjermane si lëndë me zgjedhje. Futja e këtyre dy gjuhëve të huaja në listën e provimeve me zgjedhje të Maturës e çon në 12 numrin e lëndëve me zgjedhje. Ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti për çdo gjuhë të huaj si lëndë me zgjedhje, pasi pritet që Ministria e Arsimit të miratojë koeficientet e propozuara nga universitetet. Një vit më parë, gjuha angleze ka pasur koeficientin më të lartë nga të gjitha lëndët me zgjedhje, 1.3. Vlerësimi i anglishtes me këtë koeficient bëri që shumë prej maturantëve që dhanë si provim me zgjedhje këtë gjuhë të fitonin më shumë pikë për të vijuar shkollën e lartë. Provimet me zgjedhje për të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta do të zhvillohen më 10 korrik.



* Programet i gjeni te botuara ne gazeten "Albania", 27 shkurt 2009





27 Shkurt 2009