Mërgim Mavraj është i kënaqur me vendin e tretë të Shqipërisë në Grupin G të Botërorit Rusi 2018. Me edicionin kualifikues, që muajin e ardhshëm do të mbyllet, tashmë lideri i mbrojtjes kuqezi hedh sytë nga Europiani 2020.


Fitorja ndaj Lihtenshtejnit dhe barazimi në Strumicë përballë Maqedonisë mund ti mjaftojnë Kombëtares që ta mbyllë grupin përpara Maqedonisë dhe Izraelit. Një pozicionim i kënaqshëm për Shqipërinë, që mes kundërshtarëve të tjerë ka dy kampione bote, si Spanja dhe Italia.


I druheshim kësaj që ndodhi. Të luash në të njëjtin grup me Italinë dhe Spanjën është e vështirë. Edhe pse shpresuam se do të arrinim diçka më tepër, jemi shumë të kënaqur me vendin e tretë. Mund ta cilësojmë një sukses të madh për vendin, ndërsa për tifozët tanë kishte më tepër rëndësi të pozicionoheshim përpara Maqedonisë. Këtë e realizuam. Tani ëndërroj të luaj në Euro 2020.


Shqipëria do ti mbyllë kualifikueset e Kupës së Botës me transfertën e 6 Tetorit ndaj Spanjës në Alikante, ndërsa tre ditë më pas kuqezinjtë do të presin në Loro Boriçi përfaqësuesen italiane.


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)