mavrajMërgim Mavraj do të mungojë në radhët e Kolnit për ndeshjen e javës së fundit në Bundesligë me Borussian e Dortmundit në "Signal Iduna Park".

Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të 29-vjecarit, por për një vendim të trajnerit Peter Stoger, për t'i lënë të lirë lojtarët që do të marrin pjesën në finalet e Europianit me Kombëtaret e tyre.

Vetë Mavraj ka kërkuar të qëndrojë pushim pasi i duhet të rikuperojë energjitë për eventin historik për kuqezinjtë, pasi është aktivizuar rregullisht gjatë pjesë së dytë të sezonit.

Mavraj mungoi deri në fund të vitit të kaluar pas operacionit në gju.

Qëndrimi për 6 muaj në infermieri ndikoi edhe në formën fizike të lojtarit, që tashmë ndihet disi i lodhur nga aktivizimi në vazhdimësi.

Për të qenë në gjendjen më të mirë fizike për Europianin, Mavraj do të qëndrojë disa ditë pushim për t'u vënë më pas nën urdhrat e Gianni De Biasit, gjatë grumbullimit të Shqipërisë.

Paraqitjet e mbrojtësit gjatë muajt e fundit i kanë bindur drejtuesit e Kolnit për t'i ofruar rinovimin e kontratës, zyrtarizimi i marrëveshjes së ri pritet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim./SuperSport