Kryeministrja britanike, Theresa May, kur na ndante vetëm një orë nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2018, ku Anglia do të përballet me Kroacinë, ka marrë dhuratë një fanellë të ballkanasve nga presidentja e tyre Kolinda Grabar-Kitarovic.


Vetë Kitarovic ka publikuar në Twitter një fotografi, ku i dorëzon fanellën me numrin 10 dhe me emrin e saj Theresa May-t.


Pra numri 10 i kapitenit Luka Modriç, tashmë do të qëndrojë në shpatullat e shefes së Downing Street.


Kitarovicdc gjithashtu i dhuroi fanellën me numrin 9, Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)